AKTUALITET /

Del foto / Anxhelo Ruçi, djali i shefit të Komisariatit të Tepelenës mes 3 viktimave të aksidentin tragjik

Tre të rinj të vdekur në “Bypass”-in e Gjirokastër–Tepelenë, një 19-vjeçare lufton për jetën në Spitalin e Traumës

Shkruar nga Versus

Del foto / Anxhelo Ruçi, djali i shefit të Komisariatit të

Personi që shihni në foto është Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në zonën e njohur si “Bypass”.

Anxhelo Ruçi është djali i shefit të Komisariatit të Policisë së Tepelenës, Rami Ruçi, lajm që ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por edhe komunitetin dhe strukturat e policisë lokale.

27-vjeçari udhëtonte me një automjet tip Volkswagen, me targa AB797VP, së bashku me Klejdi Myftari, 24 vjeç. Përplasja rezultoi fatale për të dy, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve të marra.

Në aksident u përfshi edhe një automjet tjetër tip Mercedes Benz, me targa AB552LV, ku udhëtonin Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili gjithashtu humbi jetën në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 19 vjeçe. E reja u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bilanci i këtij aksidenti tragjik është tre viktima dhe një e plagosur rëndë, ndërsa rrethanat e përplasjes mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, që ka sjellë një tjetër tragjedi në rrugët e vendit.

Poll