
Një shqetësim i madh vjen nga rrugët e kryeqytetit, ku mënyra selektive e zbatuar nga policia rrugore po ngre dyshime për një trajtim të pabarabartë të qytetarëve.
Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e Versus.al, ndërsa disa qytetarë ndëshkohen menjëherë për shkeljet e rregullave të qarkullimit, mjetet luksoze shpesh shpëtojnë pa u prekur, edhe kur shkelin rregulla serioze.
Fotot e dërguara tregojnë qartë situatën: disa makina të parkuara në rresht janë gjobitur, ndërsa të tjera, të njëjta në shkelje, kalojnë pa asnjë masë ndëshkuese.
Foto të ardhura në redaksi:




Sipas denoncuesit, gjatë ditës patrullat e policisë janë të rrepta me qytetarët e thjeshtë, por kur bëhet fjalë për automjete luksoze, me xhama të zinj dhe pa targa, reagimi mungon. Këto shkelje mund të sjellin gjoba të konsiderueshme dhe masa shtesë, përfshirë pezullimin e lejes së qarkullimit apo sekuestrimin e mjetit, por patrullat duket se i injorojnë ato. Një foto e dërguar tregon qartë një makinë të tillë që kalon pa u shqetësuar fare para policisë.
/Versus.al

