Një denoncim i gazetarit Osman Stafa në videon e tij të fundit nxjerr në dritë një skemë të dyshimtë në Laboratorin e Anatomisë Patologjike të QSUT-së, ku shefja Majlinda Ikonomi (Buba), njëkohësisht drejtuese e laboratorit privat LDM në rrugën e Dibrës, po abuzon me pacientët e kancerit duke i dërguar drejt një “laboratori fantazme” në Itali.
Sipas Stafës, ky laborator publik duhet të kryejë falas biopsitë vendimtare për diagnozën dhe trajtimin e kancerit, por pas analizave fillestare, pacientët drejtohen te LDM-ja private e Ikonomit, ku u premtohen rezultate “italiane” me standarde të larta.
Por çfarë vjen në dorë të tyre? Letra pa emër mjeku, pa firmë, pa vulë, pa datë – vetëm një etiketë me “Laboratorio Centrale Viagrande Catania Italia, Centro Diagnostico di Patologia e Oncologia”, një laborator i pamundur për t’u gjetur online ose në rrjete sociale!
Pacientët, të terrorizuar nga diagnoza paguajnë 400-600 euro pa faturë, duke hapur dyshime të rënda për evazion fiskal masiv dhe manipulim rezultatesh.
A mund të bazohen këto “raporte fantazëm” për kimioterapi ose rreze që mund të vrasin ose shpëtojnë jetë?
Ministria e Shëndetësisë duhet të dalë menjëherë me një koment zyrtar: a lejohen raportet pa vulë për trajtime kanceri? Çfarë masash merr për konfliktin e interesit të Ikonomit mes publik dhe privat? Prokuroria duhet të hetojë evazin fiskal, falsifikimin dhe rrezikun për jetët e pacientëve!
Denoncimi i gazetarit Stafa:

