AKTUALITET /

Deputeti i Bundestagut vë në lëvizje qeverinë Federale të Gjermanisë për çështjen e Erion Veliajt

Shkruar nga Versus

Deputeti i Bundestagut vë në lëvizje qeverinë Federale

Çështja e Erion Veliaj është bërë temë edhe në Bundestagun gjerman. Së fundmi njëri prej deputetëve, Andreas Mayer i është drejtuar qeverisë Federale me disa pyetje lidhur me situatën e kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës i cili mbahet në paraburgim prej 8 muajsh.

Mësohet se në pyetjet e dorëzuara, deputeti ka kërkuar sqarime mbi ndikimin që ka rasti i Veliajt në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe në gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend.

Tematikë e pyetjeve është interesimi nëse qeveria federale është e njohur me rastin dhe nëse ka dijeni mbi raportime mediatike të njëanshme që sipas Veliajt përdoren si armë politike dhe nëse po, a kanë këto ndikim në procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Deputeti i Bundestagut vë në lëvizje qeverinë Federale

Pyetjet kanë marrë një përgjigjie nga qeveria Federale e Gjermanisë ku theksohet se: “Ashtu si Gjermania, edhe Shqipëria e ka ratifikuar Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe është zotuar për respektimin e pavarësisë politike, administrative dhe financiare të njësive vendore. Qeveria Federale po ndjek zhvillimet përkatëse dhe do të ndjekë me vëmendje të veçantë rezultatet e vizitës së ardhshme të rregullt të monitorimit nga Kongresi i Pushteteve Vendore dhe Rajonale të Evropës në kuadër të Kartës”. Versus.al

Poll