
Plot tre orë ka zgjatur dëshmia e Ilir Metës në SPAK ku u pyet për 21 janarin e 2011-ës, ku u vranë 4 protestues përballë kryeministrisë.
Ai u transportua në godinën e SPAK rreth orës 10:00 ku u mor në pyetje nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët ishin caktuar nga Alfred Shehu, prokurori i posaçëm që po e ndjek çështjen.
Marrja në pyetje e Metës u bë pas kërkesës së këtij të fundit për të dhënë dëshminë e tij lidhur me 21 janarin e 2011-ës, kohë kur ishte zëvendës kryeministër dhe kërkohej dorëheqja e tij dhe e qeverisë së Sali Berishës. Kreu i Partisë së Lirisë ka pretenduar se ka informacione të papublikuara më parë rreth 21 janarit. Versus.al

