Dështon seanca e parë në themel në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e parë të Tiranës Erion Veliaj, dhe 29 të pandehurve të tjerë mes të cilëve 18 individ dhe 12 kompani.
Shkak u bë mungesa e disa prej avokatëve, ku u relatua se nuk kishin marrë njoftim për zhvillimin e seancës.
Vetë Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm por kishte nënshkruar një deklaratë, ku shprehte vullnetin se nuk donte të vinte, teksa pretendoi se nuk mund të niste gjykimi në themel në një kohë që sipas tij nuk është ezauruar qëndrimi i tij në seancën paraprake.
Avokatja e tij e caktuar nga gjykata Valentina Teodoresku, tha se e ka takuar të mbrojturin prej saj, dhe kërkoi ti jepeshin të gjitha aktet, pasi nuk ka patur mundësi të mbrohej në seancë paraprake. Veliaj ka pretenduar se gjyqtarja e senacës paraprake Etleva Deda i mohoi të drejtën për tu mbrojtur efektivisht dhe kërkoi përjashtimin e saj, kerkesë që u rrëzua.
Ndërkohë prokurori Ols Dado, kundërshtoi këto pretendime ku bëri të ditur se i pandehuri është njohur me aktet. Kjo ishte seanca e parë në themel pasi SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen me kërkesën e nisjes së gjykimit dhe ku gjyqtarja e seancës paraprake Etleva Deda e pranoi këtë kërkesë, teksa gjykimi në themel po bëhet nga treshja Engjëllushe Tahiri relatore dhe anëtare Alma Kodraliu e Rudina Palloi.
Seanca e radhës u la për më datë 24 mars 14:30 ndërsa gjykata legjitimon avokaten Teodoreskun su dhe vendosi ti vërë në dispozicion të pandehurit të gjitha aktet për dosjen. Mënyra e vënies në dispozicion përmes dorezimit oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Versus.al


