Një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, viktima me inicialet A.P., dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Rrethanat e ngjarjes dhe motivet që mund ta kenë çuar drejt këtij akti mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 19:00, në lagjen nr.17 në Durrës, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. P, rreth 45 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







