Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në ishullin grek Naxos. Sipas mediave greke, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç, po udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.
Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke rezultuar në vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar.
Policia po heton shkaqet e sakta të aksidentit, pa prova deri më tani që të tregojnë nëse drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit.







