
36-vjeçari Dalan Alliaj është vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri në derë të shtëpisë së xhaxhait të tij në Selenicë.
Sipas burimeve, Alliaj ndodhej pranë banesës kur një person iu afrua dhe e qëlloi, duke u larguar më pas me shpejtësi.
Familjarët e dërguan menjëherë drejt spitalit, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra.
Viktima, që rezulton pronar i firmës së pjesëve të këmbimit “Allidagu” në zonën e Levanit, është nipi i një prej familjarëve të Bertil Alliajt, të njohur për ngjarjen e masakrës së Çoles.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit./Versus.al

