AKTUALITET /

Detaje nga vr*sja në Greqi, mediat: Dyshohet se 42 vjeçari u qëllua nga një punëtor i tij (foto nga vendngjarja)

Shkruar nga Versus

Një shtetas shqiptar 42-vjeç, emigrant në Greqi, u gjet i vdekur në një stallë në zonën e Mesinisë, në një ngjarje që dyshohet të jetë vrasje.

Sipas mediave greke, trupi i pajetë është zbuluar në zonën Bournia, pranë Kalamata, ku viktima kishte një plagë në kokë, e dyshuar si e shkaktuar nga armë zjarri.

Autoritetet greke po kryejnë ekzaminime mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa hetimet janë përqendruar te rrethi i personave që kishin kontakte me viktimën.

Sipas dëshmive paraprake të marra nga policia, dyshohet se 42-vjeçari mund të jetë vrarë nga një prej punëtorëve të tij, ndërsa po verifikohet edhe roli i tij në stallën ku u gjet i pajetë.

Policia greke ka nisur një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore që pritet të hedhin më shumë dritë mbi krimin.

Foto nga vendi i ngjarjes: 

Detaje nga vr*sja në Greqi, mediat: Dyshohet se 42 vjeçari u

Detaje nga vr*sja në Greqi, mediat: Dyshohet se 42 vjeçari u

Detaje nga vr*sja në Greqi, mediat: Dyshohet se 42 vjeçari u

Detaje nga vr*sja në Greqi, mediat: Dyshohet se 42 vjeçari u

 

Poll