
Në Pogradec u mbajtën sot homazhet për policin Enea Mekolli i cili u vra me armë zjarri ditën e djeshme gjatë një operacioni për kapjen e të kërkuarit Violand Braçellari në Maliq.
Efektivi i ndjerë do të varroset në fshatin e tij të lindjes me kërkesë të familjarëve të tij. Pavarësisht statusit si ‘Dëshmor i Atdheut’, ishin vetë familjarët e tij që kërkuan që ai të mos varroset në varrezat e dëshmorëve.
Në homazhe ishte i pranishëm edhe drejtori i policisë, Skënder Hita dhe gjithashtu mbërriti edhe vetë presidenti Bajram Begaj i cili ngushëlloi familjarët.
Efektivët e pranishëm, u panë në lot për kolegun e tyre që humbi jetën dhe la pas prindërit, gruan dhe një djalë të mitur. Versus.al

