AKTUALITET /

Dhjetëra drejtorë dhanë dorëheqjen, zbardhen emrat e atyre që i rezistuan "furisë" së Ramës në bashkinë e Vlorës

Shkruar nga Versus

Dhjetëra drejtorë dhanë dorëheqjen, zbardhen emrat e atyre

Ditë më parë dhjetëra drejtorë dhanë dorëheqjen nga postet e tyre në bashkinë e Vlorës pas vizitës ‘rrufe’ të kryeministrit Edi Rama në bashkinë bregdetare.

Mësohet se 21 drejtorë dhanë dorëheqjen, por pati edhe nga ata që i rezistuan “furisë” së Ramës. Konkretisht 5 prej drejtorëve nuk e dhanë dorëheqjen nga posti duke qenë se urdhri i kreut të qeverisë nuk është detyrues duke qenë se pushteti vendor është i pavarur.

Drejtorët që nuk pranuan të japin dorëheqjen:

1. Arjona Bojaxhi, drejtore e Landfillit

2. Aulona Veizi, drejtore e bujqësisë

3. Gentian Canaj, drejtor i Qendrës Kulturore

4. Alion Çakërri, drejtor i Markatës së Peshkut

5. Anjeza Shiko, drejtore e ShA Parking Vlora. Versus.al

Poll