AKTUALITET /

Dh*na ndaj avokatit të Metës, identifikohet njëri prej autorëve! Policia: U zunë për makinën në karburant

Cakrani dje pretendoi se disa persona e kishin dhunuar pa asnjë shkak pasi e kishin provokuar.

Shkruar nga Versus
Dh*na ndaj avokatit të Metës, identifikohet njëri prej
Kujtim Cakrani

Policia ka identifikuar njërin prej personave që dhunoi avokatin e Metës, Kujtim Cakranin ditën e djeshme në Vlorë.

Në kërkim është shpallur 40 vjeçari Skerdilajd Gjini. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në ambientet e një karburanti për ndalimin e makinës.

Cakrani tregoi dje se ishte goditur edhe me mjet prerës pas koke. Sipas tij, nuk ka patur asnjë ide për nisjen e konfliktit, por deklaroi se ishte provokuar nga dy persona të cilët më pas kishin nisur ta dhunonin.

Për ngjarjen reaguan edhe krerët e opozitës Sali Berisha e Ilir Meta të cilët dënuan rastin dhe kërkuan të zbardhet sa më shpejt. Versus.al

 

Poll