AKTUALITET /

Dhunë brutale në Vlorë / Pronari i lokalit në Lungomare rrihet nga tre persona në mes të turmës

Ngjarja tronditëse ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit; autoret në arrati, policia sekuestron kamerat për zbardhjen e plotë

Shkruar nga Versus

Dhunë brutale në Vlorë / Pronari i lokalit në Lungomare
Një incident i rëndë ka tronditur zonën e Lungomares në Vlorë, ku pronari i një lokali është dhunuar brutalisht nga tre persona ende të paidentifikuar.

Sipas të dhënave paraprake, viktima, pronar i një bar-restoranti/picerie, është sulmuar fizikisht, duke pësuar dëmtime që kanë kërkuar transportimin e tij të menjëhershëm në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë tepër të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, duke shkaktuar panik tek të pranishmit. Kanë qenë pikërisht familjarët dhe dëshmitarët ata që kanë njoftuar menjëherë policinë.

Forcat e rendit kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet intensive, ndërsa autorët janë larguar menjëherë pas sulmit. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur sekuestrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë dhe në ambientet e lokalit, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

 

 

 

 

We use cookies

We use cookies to help this site function, understand service usage, and support marketing efforts. Visit Manage Cookies to change preferences anytime. View our Cookie Policy for more info.

Manage Cookies

Poll