AKTUALITET /

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë për t'i hequr fëmijën, kapet në Serbi 24 vjeçari i shpallur në kërkim

Shkruar nga Versus
Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë për t'i
Autori i arrestuar, Klejvis Metalla

Klejvis Metalla, 24 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij shtatzënë, është arrestuar në Serbi.

Në shkurt të këtij viti, i riu ishte shpallur në kërkim pas detajeve tronditëse të dhunës ndaj partneres së tij 23 vjeçare të cilës i kishte kërkuar që të abortonte fëmijën. Pasi kjo e fundit nuk kishte pranuar, Metalla e kishte dërguar në një vend të quajtur “gurët e Skënderbeut” ku e kishte goditur me shkelma në bark.

Dhuna ndaj partneres ka ndodhur në janar të këtij viti. Ndërsa pas arrestimit në Serbi vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Versus.al

Poll