
Zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura tek “5Maji”, ka djegur mbi 50 magazina. Një dëm kolosal për tregtarët të cilët u munduan të shpëtonin aq sa të mundeshin pakot me veshje, por flakët u përhapën me shpejtësi dhe shkrumbuan çdo gjë që u doli para.
Forcat zjarrfikëse kanë mbi tre orë që po luftojnë për të vënë flakët nën kontroll, por rrobat dhe sendet plastike e kanë vështirësuar punën e tyre.
Ndërkohë kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani nga vendngjarja tha se nuk ka rrezik që flakët të përhapen në zonat e banuara.
“Vatra zjarri shumë të konsiderueshme. Për shkak të materialeve qëllim ka qenë ta eliminojmë në kapanone e parë është përhapur në kapanonin e dytë. Nuk ka asnjë rrezik për shpërhapjen e zjarrit në qendrat e banuara. Ajo që jemi duke bërë po kontrollojmë deri në fund zjarri në të vend. Nuk ka dëm në njerëz. Duhet kohë të eliminohet i gjithë. Zona është goxha e madhe. nuk arritëm ta shpëtojmë kapanonin. Është në kontroll dhe nuk ka rrezik”, deklaroi Ristani./Versus.al

