AKTUALITET /

Policia kap autorin e grabitjes së ''Eco Market" në Yzberisht, momenti kur vihet në pranga

Tafciu u kap në Rrugën e Qelqit dhe rezulton me precedent penal për vjedhje me dhunë.

Shkruar nga Versus
Policia kap autorin e grabitjes së ''Eco Market" në
Momenti i arrestimit

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Intervent”, duke arrestuar 40-vjeçarin Elkjer Tafciu, i dyshuar për grabitjen e një marketi në Yzberisht, e kryer nën kërcënimin e thikës.

Tafciu u kap në Rrugën e Qelqit dhe rezulton me precedent penal për vjedhje me dhunë.

Gjatë grabitjes, punonjësja e marketit pësoi një dëmtim të lehtë në dorë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/Versus.al

 

Poll