
Unaza e poshtme e qytetit të Burrelit ka dalë jashtë funksionit për shkak të shembjes që ka pësuar si pasoj e reshjeve të shiut.
Siç shihet në video rruga ka pësuar katër shembje gjatë aksit, dy prej të cilave kanë dëmtuar plotësisht vendin.
Lëvizja e mjeteve është e pamundur, pasi dëmtimet janë të shumta dhe shembja vijon ende.
Shembja e rrugës rrezikon edhe banesat që ndodhen aty panë. Ekspertët sugjerojnë se për të rritur qëndrueshmërinë e rrugës është e nevojshme vendosja e pilotave në anën e poshtme në një gjatësi prej afro 1 kilometër për shkak se ka shumë ujëra nëntokësore që vijnë nga zona e Burrelit./Versus.al

