AKTUALITET /

Disa edhe pa procesverbal! Del urdhri për "zhvendosjen urgjente" të dosjeve nga Kadastra e Vlorës drejt Tiranës

Sipas informacionit, disa dosje mund të transferohen edhe pa procesverbal për shkak të ritmit të nxituar që kërkon institucioni.

Shkruar nga Versus

Disa edhe pa procesverbal! Del urdhri për "zhvendosjen urgjente"

Në Kadastrën e Vlorës ka mbërritur një urdhër për mbledhjen urgjente të dosjeve të pronave dhe përgatitjen e tyre për t’u dërguar në Tiranë.

Sipas informacionit, disa dosje mund të transferohen edhe pa procesverbal për shkak të ritmit të nxituar që kërkon institucioni.

Urdhri është dhënë nga drejtuesi i Kadastrës së Vlorës dhe është përcjellë për zbatim te punonjësit.

Kjo gjë ka hasur në kundërshtimin e 55 punonjësve të cilët nëpërmjet një peticioni nuk pranonin këtë zhvendosje. Kjo nismë e tyre mori mbështetje edhe nga zv.drejtori i agjencisë vendore të Kadastrës, Sokol Shehaj i cili më pas u shkarkua nga detyra./Versus.al

Poll