AKTUALITET /

''Djalë jetim, i rritur me halle'', Veliaj nën 13 akuza për vepra penale, Ndrenika: E bëj unë burgun për të

Pavarësisht akuzave zyrtare ndaj Veliajt për abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe një sërë veprash penale të tjera, Ndrenika i doli në mbrojtje kryebashkiakut.

Shkruar nga Versus

''Djalë jetim, i rritur me halle'', Veliaj nën 13

Pasi u shfaq në seancën gjyqësore të mbajtur në gjykatën Administrative për padinë e Veliajt të cilin e puthi në ballë, aktori Robert Ndrenika foli edhe para mediave për kryebashkiakun e arrestuar nën 13 akuza për vepra penale.

Ndrenika në një deklaratë të pazakontë tha se ishte i gatshëm ta bënte burgun për Veliajn.

“Djalë jetim, i rritur me halle probleme, që në fillore ka qenë filozof fëmijë. Ka ndihmuar shumë teatrin dhe artisët. Mirë mu duk. Jo them që jo. Po të jetë nevoja e bëj. E përballoj (burgun). Unë si kam kuptuar (akuzat)”, tha Ndrenika. Versus.al

Poll