Ditën e djeshme Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta për t’u liruar nga qelia ku qëndron prej 1 viti në paraburgim.
Ndërsa sot Apeli i GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e mëparshme të bërë nga Meta për lirim nga qelia, pasi seanca e kaluar ishte shtyrë me pretendimin e avokatit Kujtim Cakrani se në fletën e njoftimit nuk shkruhej emri i gjyqtares që do të shqyrtonte çështjen.
Kreu i Partisë së Lirisë tashmë ka bërë mbi një vit në qelinë e paraburgimit teksa hetimet e SPAK janë përfunduar dhe është zyrtarisht nën akuzë për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Më 16 tetor edhe Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për t’u liruar duke shtuar listën e kërkesave të refuzuara të tij për lirim nga burgu.
Të pandehur në dosjen e Metës janë edhe Monika Kryemadhi, e ëma Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Versus.al







