AKTUALITET /

“Do bëj grevë këtu deri në vetëflijim”, qytetari protestë para SPAK: Nënën ma vr*në për pronat

Muaj më parë qytetari u fut në SPAK pas protestës disa ditore, por mesa duket ende nuk ka gjetur zgjidhje për rastin e tij.

Shkruar nga Versus

“Do bëj grevë këtu deri në vetëflijim”,

Një qytetar i prezantuar si Rexhep Ademi, banues në Golem, ka protestuar sot i vetëm përballë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duke kërkuar hetimin e vdekjeve të familjarëve të tij për shkak të pronave.

I ulur përpara SPAK, Ademi e ka rrethuar veten me pankarta me emrat e nënës së tij, dajës së tij të vdekur duke bërë thirrje për drejtësi ndërsa thotë se edhe shtëpinë duan t’ja prishin.

“I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim", është shprehur Rexhep Ademi për mediat.

Në pankartë shkruan se kërkon që të hetohet vrasja e Selman Ismaili dhe tentativën e vrasjes së Sheko Qerim Ademit. Sipas tij, rasti i familjes së Qerim Rifat Ismailit bën fjalë për një tentativë vrasje dhe një vrasje të cilësuar nga shteti si “vetëvrasje”.

Rexhep Ademi pretendon se vrasjet e familjarëve të tij dhe tentativat janë bërë nga personat që i kanë grabitur pronën, ndaj ai kërkon nga Prokuroria e Posaçme, si institucioni i fundit ku ka ende besim, që të bëjë drejtësi. Versus.al

Poll