
Gjykata Administrative e Tiranës pasditen e sotme mori vendimin për të rrëzuar kërkesën e bërë nga aktorja Anila Bisha e cila kërkonte pezullimin e ministres virtuale “Diella” e cila është gjeneruar falë imazhit dhe zërit të saj.
Pavarësisht këtij vendimi, aktorja ka bërë me dije se këtë çështje do ta çojë deri në Gjykatën e Strasburgut. Duke qenë se nuk arrin të marrë drejtësi në Shqipëri.
“Ky është vendimi i gjykatave shqiptare! Mua më përdorën të drejtat personale për ministre pa asnjë kontratë dhe gjykata këtë nuk e merr fare parasysh. Por unë do të vazhdoj padinë time më tej. Nëse nuk ja dal me gjykatat tona, absolutisht çështjen do e çoj në Strasburg!”- është shprehur Bisha në reagimin e saj.
Aktorja përpos kërkesës për pezullimin e Dielës kërkoi edhe një dëmshpërblim prej 1 milionë eurosh për prishje imazhi. Më herët ajo ka sqaruar se ishte habitur kur kishte parë se imazhi i saj ishte përdorur për ministren virtuale duke sqaruar se kishte firmosur një kontratë për përdorimin e imazhit dhe zërit vetëm për portalin qeveritar e-Albania. Versus.al


