AKTUALITET /

“Do vetëvr*tem” zbardhen përgjimet e mashtrimeve me 4.7 mln euro ndaj italianëve, viktima: Investova 31 mijë euro

Grupi i mashtruesve u premtonin italianëve fitime të majme nga investimi në aksionet e amazon dhe më pas nëpërmjet aplikacionit Anydesk hynin në kompjuterat e tyre dhe u merrnin informacionet e llogarive bankare.

Shkruar nga B.V

“Do vetëvr*tem” zbardhen përgjimet e mashtrimeve me 4.7

Janë zbardhur përgjimet për mashtrimet përmes call centerave, dosje për të cilën 17 persona akuzohen se kanë zhvatur 4.7 milionë euro nga 1200 italianë dhe më pas i investuan në kriptovaluta.

Në dosjen e publikuar nga Top Channel, zbardhen disa biseda të kryera përmes operatorëve të call-centerave dhe viktimave që binin pre e këtyre mashtrimeve. Duke qenë se dëmi ekonomik ndaj personave të mashtruar ishte aq i madh, kishte edhe prej atyre të cilëve binin në depresion dhe mendonin edhe vetëvrasjen. I tillë është edhe rasti i njërit prej italianëve i cili kishte investuar 31 mijë euro në këtë skemë mashtrimi.

“Në datën 3 nëntor 2020, në orën 19:07. Stabile flet me Irinën, duke qarë dhe i ankohet për investimin me shumën 31 mijë euro dhe në nuk ka më para pasi rrezikoi gjithçka që kishte dhe po mendon vetëvrasjen. Irina i referon se duhet të paguajë një komision për transfertat të barabartë me 4 mijë e 500 euro.

Fabio e informon se ka paguar 4 mijë eurot e fundit që kishte për komisionet e dy transfertat. Irina referon se atyre nuk u intereson nëse janë paratë e fundit dhe se ajo duhet të paguajë  është një taksë tjetër që për bankën e Anglisë. Telefonata mbyllet duke rënë dakord  për tu dëgjuar më vonë”-thuhet  në dosje.

Si funksiononte mashtrimi?

Personat (italianet) kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.

Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare.

Të njëjtët mashtrues, me qëllim marrjen e më shumë parave nga “blerësit”, i bënin të besojnë viktimat se për të hyrë në zotërim të shumave shumë të mëdha të fituara nëpërmjet investimit, duhet të paguajnë një lloj takse/komisioni sipas rregullave të prezumuara, të vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane duke qenë se Shoqëria e Trading-ut gjendet në Angli, pra jashtë Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, hetimet nxorën në pah se grupi kriminal ishte shume i kujdesshëm me qëllim për të mos u zbuluar, kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterat personal të viktimave, duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që garantonte në fakt fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimi, duke bërë serverin si “nyje” të vetme për të gjitha komunikimet.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: