AKTUALITET /

Dosja '5D' fraksioni II/ U dhanë tendera Redi Mollës dhe Mariglen Qatokas, SPAK çon në gjyq 9 zyrtarët e bashkisë Tiranë

Hetimet kanë zbuluar se shoqëria "5D Konstruksion" (e njohur si "V.A.S Konstruksion") e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qatoka ka përfituar kontrata publike në mënyrë të paligjshme, falë veprimeve të pandehurve, që përfshijnë ish funksionarët e Bashkisë Tiranë dhe anëtarë të Komisioneve të Vlerësimit të Ofertave.

Shkruar nga Versus
Dosja '5D' fraksioni II/  U dhanë tendera Redi Mollës dhe
Godina e SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për dy procedime penale të regjistruara për "Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike".

Hetimet kanë zbuluar se shoqëria "5D Konstruksion" (e njohur si "V.A.S Konstruksion") e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qatoka ka përfituar kontrata publike në mënyrë të paligjshme, falë veprimeve të pandehurve, që përfshijnë ish funksionarët e Bashkisë Tiranë dhe anëtarë të Komisioneve të Vlerësimit të Ofertave.

Të pandehurit Deborah Keçi, Teuta Guri, Jetjon Mera, Rejnaldo Gjerazi, Eglantina Zere, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati akuzohen se kanë abuzuar me detyrën e tyre duke favorizuar këto kompani dhe duke shkelur rregullat e prokurimit publik.

Prokuroria ka depozituar kërkesa për dërgimin në gjyq të këtyre individëve, të akuzuar për veprat penale sipas Kodit Penal.

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75/2 datë 02.12.2024 dhe nr.75/3 datë 02.12.2024, të rregjistruara për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këto procedime penale janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të zhvilluar në datën 09.12.2020.

Nga provat e mbledhura gjatë hetimeve, është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakortësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.

Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.

Së dyti, nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), si dhe me të pandehurin Kristo Zhulati në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar në datën 01.10.2019.

Provat e mbledhura gjatë hetimeve provojnë plotësisht faktin se verifikimin dhe vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi nuk e kanë bërë anëtarët e KVO-së, por e kanë bërë persona të tjerë që kanë punuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Është provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qënë të paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere.

Prokuroria e Posaçme në datën 06.01.2025 ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.75/2 viti 2024 në ngarkim të të pandehurve:

Deborah Keçi, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Teuta Guri, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Rejnaldo Gjerazi, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Jetjon Mera, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Po kështu, Prokuroria e Posaçme në datën 07.01.2025 ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.75/3 viti 2024 në ngarkim të të pandehurve:

Eglantina Zere, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Rivjola Baxha, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Enkelejda Qyta, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Bruno Koçi, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Kristo Zhulati, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021)./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: