Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që në gjyqin për dosjen “Metamorfoza” të pyeten 40 persona si dëshmitarë ndaj grupit që akuzohet për krime të rënda. SPAK do të pyesë dëshmitarët për vrasjen e Gjin Boriçit dhe sigurimine kushteve për të kryer vrasjen e Kleanthi Musabelliut në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Gjatë seancës pati debate mes avokatëve të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe prokurorëve të Spak. Debati mbi mos përputhjen e orarit të bisedave në SKY ECC dhe orarit të vrasjes së Gjin Boriçit në gusht të 2020.
Pjesë nga debate;
Arben Kraja: Nuk është i njëjti orari i servave të sky ecc me orën lokale
Avokat Gurali Brahimllari: Procesverbali i Pëllumb Gjokës është spostuar, është manipulim.
Seanca u shty për shkak se avokatët kërkuan kohë të njihen me përmbajtjen e provave. Bashkë me biznesmenin Pëllumb Gjoka në këtë proces po gjykohen dhe Behar Bajrovic dhe Edmond Preka. Procesi po zhvillohet me gjykim të zakonshëm ndyshe nga krimet e lehta të dosjes Metamorfoza që u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Versus.al


