
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg avokatin Radovan Çela i cili ishte marrë i pandehur në dosjen ‘Toyota Yaris’ nën akuzë se ka korruptuar funksionarët e drejtësisë.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar dënimin me 6 vite burg. Pas këtij vendimi të marrë nga GJKKO, Çela gjithashtu përfiton nga gjykimi i shkurtuar duke e zbritur dënimin e tij në 2 vite e 8 muaj burg, njëjtë si ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka i cili u dënua disa ditë më parë.
Dosja në fjalë lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të fshehura në dy automjete tip “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit, një çështje e cila ka përfshirë disa emra të njohur të drejtësisë shqiptare.
Pjesë e hetimeve janë edhe dyshimet e SPAK se avokati dhe ish-kryeprokurori kanë ndërhyrë edhe në dosjen e të shumëkërkuarit Suel Çela për t’i liruar pasuritë e sekuestruara nga OFL. Versus.al







