AKTUALITET /

Dosja ‘Toyota Yaris’, SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

Prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin e Çelës me 6 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vjet.

Shkruar nga Versus
Dosja ‘Toyota Yaris’, SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin
Foto montazh: Radovan Çela/ Godina e SPAK

Prokuroria e Posaçme ka lexuar konkluzionet përfundimtare gjatë seancës së sotme për avokatin Radovan Çela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin e Çelës me 6 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vjet.

Sipas organit të akuzës, Radovan Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimarrjen e funksionarëve të drejtësisë.

Në seancën e radhës, mbrojta ligjore e Çelës do japë konkluzionet përfunditarë dhe më pas gjykata do japë vendimin.

Më herët, për të njëjtën dosje, Braho kërkoi edhe dënimin e ish kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka me 3 vjet burg, vendim i cili do shpallet nga GJKKO javën e ardhshme, në datë 20 maj./Versus.al

Poll