Dosja hetimore e njohur si “Veliaj” do të trajtohet në dy procese të ndara, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për 7 të pandehur.
Mes tyre përfshihen biznesmenë dhe ish-zyrtarë, konkretisht Elman Abule (Rametal shpk), Fatmir Bektashi (Kontakt shpk), Mirton Lika (Lani shpk), Frosina Bollo (OJF “Frobolous”), Adela Kondakçiu, Fatjon Baci dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.
Me këtë vendim, pjesa e dosjes që lidhet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të rihidhet në short për shqyrtim të mëtejshëm, duke u ndarë nga pjesa tjetër e procesit.
Ndërkohë, seanca gjyqësore për të pandehurit që do të gjykohen me procedurë të shkurtuar është caktuar të mbahet më 20 maj, ku pritet që Prokuroria të paraqesë konkluzionet e saj.
Vendimi i GJKKO-së pritet të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të procesit, duke e fragmentuar çështjen në dy linja të veçanta gjykimi./Versus.al

