AKTUALITET /

Drafti i kodit penal u mundëson lirinë të dënuarve me burg të përjetshëm? Manja: E pavërtetë, ndodh vetëm në disa kushte

Sipas ministrit, drafti vështirëson lirimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm pasi kërkesa e tyre do të shyqrtohet pasi të kenë kryer 35 vite burg dhe gjykata të ketë marrë miratim nga familjarët e viktimës për normalizim të marrëdhënieve.

Shkruar nga Versus

Drafti i kodit penal u mundëson lirinë të dënuarve me burg

Pas tryezës së parë të konsultimit publik për draftin e kodit të ri penal, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli për gazetarët duke iu përgjigjur pyetjes nëse të dënuarve me burgim të përjetshëm u mundësohet lirimi.

Duke e mohuar diçka të tillë, Manja tha se drafti parashikon që lirimi i tyre të ndodhë vetëm në rast se janë normalizuar marrëdhëniet me familjarët e vitimës dhe vetëm nëse këta të fundit e konfirmojnë.

“Nuk e keni lexuar draftin fare. Sepse nëse ka një detajim të draftit të kodit penal, e ka pikërisht për lirimin me kusht të personave të dënuar me burgim të përjetshëm. Kodi penal sot thotë se personi i dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka vuajtur 35 vite burgim në rrethana të jashtëzakonshme mund të lirohet, drafti i ri parashikon procedurë të veçantë të gjykimit të kërkesave për Lirim me kusht dhe ka listuar cilat janë rrethanat e jashtëzakonshme. I ka dhënë përparësi viktimës, duke kërkuar dëmshpërblim dhe kompensimin moral. Do të thotë se ky kod e ka vështirësuar nëse do të miratohet lirimin me parakush të personave me burgim të përjetshëm. Jo vetëm që duhet të kenë vuajtur 35 vite burgim dhe nëse nuk ka një shprehje të qartë para gjyqtarit, të familjarëve të viktimës se kanë normalizuar marrëdhëniet, kërkesa nuk do të merren në konsideratë”- u shpreh Manja. Versus.al

Poll