AKTUALITET /

Drafti i kodit të ri penal, 3 vite burg për ata që braktisin kafshët! Ndëshkim edhe për ata që s'i kontrollojnë dot

Ky draft i propozuar për kodin e ri penal, ka shkaktuar shumë diskutime lidhur me dënimet me gjobë apo burg për akte të ndryshme të kryera nga qytetarët.

Shkruar nga Versus

Drafti i kodit të ri penal, 3 vite burg për ata që braktisin

Pas disa neneve që kanë ngjallur shumë debate në publik përsa i takon draftit të propozuar për kodin e ri penal, një tjetër nen i debatueshëm është edhe ai 944 ku flitet për dënimin që e pret një qytetar të vendit nëse braktis kafshën që mban në shtëpi.

Në rast të braktisjes së maqes apo qenit, një person mund të dënohet deri në tr evite burg. Nenet trajtojnë braktisjen, dëmtimin dhe moskontrollin e kafshëve duke përcaktuar masa ndëshkuese gjobë e deri në burgim.

Dëmtimi i kafshëve

Në pikën 1 të nenit 943 thuhet se  “shkaktimi te një kafshe shtëpiake, të zbutur, të stërvitur apo që jeton përkohësisht apo në mënyrë të vazhdueshme nën kontrollin njerëzor, jashtë veprimtarive të rregulluara ligjërisht dhe me çdo mjet ose procedurë, të një dëmtimi të përhershëm ose të përkohshëm, përfshi aktet me natyrë seksuale, për të cilat kërkohet trajtim veterinar për rikthimin e shëndetit të kafshës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Kur në raste të caktuara kafsha ngordh si pasojë e keqtrajtimit, dënimi i personit rritet deri në 50%. Ndërsa nëse kafsha është vertebrore por jo shtëpiake, vepra cilësohet si kundërvajtje penale dhe dënohet më lehtë, gjobë deri në 3 muaj burg dhe dënimi shtohet me 50% në rast se shkaktohet ngordhja e kafshës.

Neni 943

Dëmtimi i kafshëve shtëpiake

1. Shkaktimi te një kafshe shtëpiake, të zbutur, të stërvitur apo që jeton përkohësisht apo në mënyrë të vazhdueshme nën kontrollin njerëzor, jashtë veprimtarive të rregulluara ligjërisht dhe me çdo mjet ose procedurë, të një dëmtimi të përhershëm ose të përkohshëm, përfshi aktet me natyrë seksuale, për të cilat kërkohet trajtim veterinar për rikthimin e shëndetit të kafshës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

2. Po kjo vepër, e kryer ndaj një kafshe vertebrore që nuk përfshihet në kategoritë e lartpërmendura, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

3. Kur, nga kryerja e veprës së parashikuar në paragrafin e parë shkaktohet ngordhja e një kafshe shtëpiake, të zbutur, të stërvitur ose që jeton përkohësisht ose përgjithmonë nën kontrollin e njeriut, dënimi shtohet deri në një të dytën e tij.

4. Kur, nga kryerja e veprës së parashikuar në paragrafin e parë shkaktohet ngordhja e një kafshe vertebrore të ndryshme nga ato të përmendura në paragrafin e tretë të këtij neni, dënimi shtohet deri në një të dytën e tij.

5. Kur për dëmtimet e shkaktuara nga kryerja e kësaj vepre nuk kërkohet trajtim veterinar ose kafsha është keqtrajtuar rëndë pa i shkaktuar dëmtime, dënohet me gjobë ose me një dënim plotësues të përshtatshëm për natyrën e veprës penale të kryer.

Burg edhe për ata që nuk kontrollojnë dot kafshët

Në nenin 945 caktohen përgjegjësi penale edhe për ata persona të cilët nuk arrijnë të kontrollojnë kafshët e tyre në hapësira publike, një prej atyre rasteve është edhe mosvendosja e maskave mbrojtëse. Nëse qeni i shkakton dëmtim të lehtë një personi si pasojë e mungesës së përgjegjësisë nga pronari, ky i fundit rrezikon dënim me gjobë ose me 6 muaj burg. Kur rastet janë me pasoja më të rënda, dënimi mund të ashpërsohet.

Drafti është hedhur për konsultim publik, ndërsa qeveria ka mbajtur qartë qëndrimin se në rast se nuk merret dakordësia e Brukselit, drafti nuk do të kalojë në Kuvend për votim. Edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe Dhoma e Avokatisë e kanë cilësuar draftin si ‘represiv’ me dënime të ngjashme me kohën e komunizmit. Versus.al

Poll