AKTUALITET /

Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, kapet 32 vjeçari që ujiste bimët narkotike

Shkruar nga Versus

Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, kapet 32

Krujë- Policia ka arrestuar në flagrancë një 32 vjeçar me inicialet F.K i cili u kap duke u kujdesur për bimët e kanabisit të kultivuara në fshatin Miliskaj të Thumanës.

Siç shihet edhe nga pamjet, droni ka pikasur parcelën me kanabis, ndërsa i riu është kapur teksa ujiste bimët narkotike. pas zbulimit të parcelës, policia ka asgjësuar bimët e kanabisit nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll