AKTUALITET /

'Dua të flas me Behgjet Pacollin', gjykata i refuzon kërkesën Naim Murselit në burg

I dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, kërkoi të komunikojë me djalin e tij dhe me Behgjet Pacollin. Kërkesa për komunikim me Pacollin u refuzua nga gjykata, ndërsa për djalin pritet përgjigjja e autoriteteve suedeze.

Shkruar nga Versus
'Dua të flas me Behgjet Pacollin', gjykata i refuzon
Naim Murseli

Në seancën e sotme lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, i dyshuari Naim Murseli ka kërkuar të ketë komunikim me djalin e tij, si dhe me biznesmenin Behgjet Pacolli.

Gjyqtarja Fatime Dermaku njoftoi se sa i përket kërkesës për të komunikuar me djalin, autoritetet suedeze janë kontaktuar dhe pritet një përgjigje.

Ndërkohë, kërkesa për të komunikuar me Behgjet Pacollin përmes numrit të tij të Zvicrës është refuzuar.

“Kemi kontaktuar me autoritetet suedeze dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre, ndërsa sa i përket kërkesës për të komunikuar me Behgjet Pacollin në numër të telefonit të Zvicrës dhe dhëndrin tuaj ajo është kërkesë që nuk lejohet, se është kategori e personave që nuk e lejon ligji”, tha gjyqtarja./Versus.al

Poll