AKTUALITET /

''Dukej si far west, shpëtonte kush qëllonte i pari'', gazetarja për krimin në Durrës: Njëra prej armëve s'është gjetur

Shkruar nga Versus

''Dukej si far west, shpëtonte kush qëllonte i

Ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit ku u vranë 2 të rinj për një konflikt banal për kafe, ka shkaktuar reagime të shumta nëpër studio televizive. Në Top Story, gazetarja Anila Hoxha ka theksuar se ende nuk është gjetur njëra prej armëve të krimit.

Ndërsa tha se duke parë dinamikën e krimit, duket sikur ka qenë një ‘far ëest’ që shpëton kush qëllon i pari ndaj tjetrit.

“Pas krimit vendngjarja është prekur, të dy të rinjtë që nuk jetojnë, janë dërguar në spital dhe policia nuk është njoftuar. Një nga armët e krimit nuk është gjetur ende. Duket si “Far ëest”, shpëton kush qëllon i pari… Nëse shikon ngarkesat e personazheve të përfshirë, secili prej tyre pa i paragjykuar, ka disa ngarkesa të caktuara. Mendoj se policia e ka emergjencë të hapë një sektor të posaçëm për të profilizuar krimin”, tha Hoxha. Versus.al

Poll