“Dukej si në një tjetër dimension”, kështu e kanë përshkruar efektivët italianë gjendjen e 30 vjeçarit shqiptar Lulzim Toçi pasi vrau bashkëshorten e tij 24 vjeçare në sy të dy fëmijëve 4 dhe 6 vjeç.
Krim i rëndë erdhi pas një sherri mes çiftit ndërsa menjëherë pas ngjarjes, autori fillimisht kishte telefonuar kunatin e tij që jetonte aty pranë. Vëllai i viktimës më pas telefonoi policinë. Mediat italiane shkruajnë se 30 vjeçari priti policinë tek dera e banesës që ta arrestonin.
Ndërkohë brenda banesës dëgjoheshin britmat e të miturve të shokuar nga ajo çfarë kishin parë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Fqinjët kanë thënë për karabinierët se i riu shqiptar që kreu krimin e rëndë, kishte pasur qëndrime të çuditshme gjatë ditëve të fundit, në dukje depresive. “Është në gjendje shoku, ka humbur plotësisht mendjen. Duket sikur është në dimension tjetër”- janë shprehur karabinierët pas arrestimit të autorit. Versus.al








