AKTUALITET /

Dumani u shpall “kampion antikorrupsioni”, ambasada e SHBA: Do të vazhdojmë punën me SPAK

Shkruar nga Versus

Dumani u shpall “kampion antikorrupsioni”, ambasada e SHBA: Do

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA në Shqipëri i shprehu vlerësimin kreut të SPAK, Altin Dumanit pasi ky i fundit u shpall nga DASH si “kampion i Antikorrupsionit”.

Në reagimin e bërë, Dumani vlerësohet për vendosmërinë dhe integritetin e tij në punën si kryeprokuror i SPAK. Ndërsa më tej, theksohet se ambasada e SHBA do të vazhdojë punën me SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë për të bërë realitet ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar.

“Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, thuhet në reagim. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: