AKTUALITET /

Dumanit i përfundon mandati, gazetari: 8 prokurorë po bëjnë ‘’luftë të ashpër’’ për kreun e SPAK

Qyno tha se mazhoranca po lobon për preferencat e saj në krye të institucionit.

Shkruar nga Versus

Dumanit i përfundon mandati, gazetari: 8 prokurorë po bëjnë

Më 18 dhjetor të këtij viti, përfundon mandati i Altin Dumanit si kryeprokuror i SPAK-ut, post të cilin e mbajti për 3 vite. Në këto kushte KLP disa ditë më parë shpalli vakancën për postin dhe paraqiti kriteret që duhet të plotësojnë prokurorët e posaçëm që duan të konkurrojnë për këtë post.

Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se brenda SPAK, 8 prokurorë të posaçëm po bëjnë ‘’luftë të ashpër’’ për të marrë postin e kreut të institucionit për shkak se e kanë mandatin e tyre të fundit 3 vjeçar brenda SPAK-ut. Qyno tha më tej se qeveria po lobon për preferencat e saj, ndërsa opozita nuk ka fuqi lobimi.

“Kjo periudhë që ne flasim, deri më datë 8, është periudha e fushatës së heshtur. Kryetari ka double-vote… Me votimin e dytë, Dumani doli kryetar i SPAK-ut. Aty kanë shumë dëshirë të kandidojnë. 8 nga prokurorët e SPAK-ut kanë 3 vitet e tyre të fundit aty, sepse i mbaron mandati dhe nuk kanë çfarë humbin. Pas këtij 3-vjeçar ata largohen përfundimisht nga SPAK-u. Në këtë radhë votimi, gara është shumë e madhe. Është ajo ‘intriga’ se kush do kandidojë. Këtu është dhe lobimi në KLP, lobimi politik që nuk duhet ta mohojmë. Nuk është vetëm lobimi ndërkombëtar. Është edhe lobimi ekonomik. Ata janë lobuesit më të mëdhenj, në KLP. Përveç mazhorancës, nuk ka kush lobon tjetër. Opozita nuk ka fuqi të lobojë për kryetarin e SPAK-ut”, thotë Qyno. Versus.al

Poll