
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe One Albania, duke i akuzuar për koordinim të çmimeve në një treg duopol që mban peng konsumatorët shqiptarë.
Dokumenti zyrtar zbulon një skemë alarmante ku dy gjigantët celularë, që zotërojnë 100% të tregut, kanë sinkronizuar rritjet e çmimeve për paketat me parapagim, kontratë dhe roaming, pa asnjë justifikim ekonomik.
Duopol pa Konkurrencë
Nga 1 janari 2022 deri më 18 nëntorin 2025, çdo herë që një operator rriste çmimet, tjetri e ndiqte menjëherë me oferta pothuajse identike të njëjta në minuta, internet, SMS dhe vlefshmëri. Kjo sjellje e simetrik, pa analiza kostosh apo transparencë, krijohet si praktikë e bashkërenduar që shkel nenin 4 të Ligjit për Konkurrencën, duke favorizuar pozita dominuese kolektive sipas nenit 9.
Çmime të Pajustifikuara
Asnjëra kompani nuk paraqiti prova se rritjet e vazhdueshme ishin bazuar në kosto reale apo inovacion. Në vend të konkurrencës përmes efikasitetit, tregu u mbush me produkte homogjene që kufizojnë zgjedhjen e konsumatorëve dhe rrisin fitimet e qëndrueshme. Kjo strukturë duopolistike, sipas analizës, rrezikon koordinim të fshehtë për të shmangur luftën e çmimeve.
Shqiptarët paguajnë çmime të larta nën iluzionin e konkurrencës, ndërsa AKEP nuk ka kryer vlerësime krahasuese të paketave.
Hetimi synon të nxjerrë në dritë nëse kjo është thjesht një ndjekje e rastësishme apo një strategji e planifikuar për të mbajtur tregun të ngurtë. Vendimi hap rrugën për gjoba të mundshme dhe rregulla më të rrepta./Versus.al

