AKTUALITET /

Durim Bami dhe Lulzim Berisha transferohen në burgun e sigurisë së lartë në Peqin

Lëvizja e tij është kryer gjatë ditës së sotme, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi arsyet e transferimit.

Shkruar nga Versus
Durim Bami dhe Lulzim Berisha transferohen në burgun e sigurisë
Lulzim Berisha/ Durim Bami

Dy të paraburgosurit, Durim Bami dhe Lulzim Berisha, janë transferuar këtë të mërkurë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, në kuadër të masave të shtuara të sigurisë në institucionet penitenciare.

Sipas burimeve, transferimi i tyre është kryer për arsye sigurie, pas informacioneve konfidenciale që ngrinin dyshime se të paraburgosurit mund të kishin akses ose të përdornin telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara brenda qelive.

Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që Durim Bami transferohet nga një institucion vuajtjeje dënimi në një tjetër. Më herët, ai ishte zhvendosur nga paraburgimi “313” në Tiranë drejt burgut të Fushë-Krujës, pas kërkesës së tij për shkak të rrezikut ndaj jetës.

Bami u ekstradua disa muaj më parë nga Dubai drejt Shqipërisë dhe përballet me akuza për vepra të rënda penale, mes tyre sigurimi i kushteve për vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kultivim të bimëve narkotike.

Ndërkohë, transferimi i dy të paraburgosurve vjen në një moment kur autoritetet kanë intensifikuar kontrollet blic në burgje, me fokus parandalimin e futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme, si dhe forcimin e sigurisë dhe rendit në institucionet e vuajtjes së dënimit./Versus.al

 

Poll