
Denis Çumani, 45 vjeçari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Çumani u dhunua brutalisht nga dy kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra të cilët i kishin shkuar në shtëpi pasi 45 vjeçari kishte ngacmuar me mesazhe të dashurën e Dorianit.
Gjithçka ka ndodhur pasi vajza me të cilën Dorian Ferra ishte në lidhje, ndodhej në lokal me këtë të fundit dhe në atë moment 45 vjeçari i kishte dërguar sërish mesazhe të cilat ishin vënë re nga Ferra.
Pasi shoqëroi të dashurën e tij në banesë, ai mori kushëririn Indrit Ferra dhe së bashku dhunuan Çumanin dhe qëlluan edhe me një plumb në brinjë i cili i përshkoi trupin tejpërtej. Prej më shumë se tre ditësh dy kushërinjtë janë shpallur në kërkim, ndërsa policia nuk ka nxjerrë sot asnjë lloj njoftimi për 45 vjeçarin e dhunuar që ndërroi jetë në spital. Versus.al


