
Gjykata e Tiranës caktoi së fundmi masat e sigurisë për ndalim jashtë vendit dhe detyrim paraqitje për biznesmenin Pandeli Carapuli i cili kishte abuzuar me lejen për barriera kundër zhurmave duke ndërtuar një mur betony prej 120 metrash të gjatë dhe 4 metrash të lartë.
Megjithatë bie në sy fakti se ndaj biznesmenit ka patur vazhdimisht denoncime në media për ndërtime dhe betonizim pa kriter në kodrat e Liqenit Artificial. Që prej nisjes së punimeve në vitin 2020 banorët e zonës denonconin në media betonizimin e “mushkërive të gjelbërta” të Tiranës. Por pavarësisht kësaj duket se asnjë masë nuk u mor ndaj firmës “EUROCOL” të biznesmenit.
Gjithashtu në media ekzistojnë denoncime të tjera lidhur me resortin “Ëhite Rocks” të ndërtuar nga biznesmeni në fshatin Gjilekë të Dhërmiut. Në denoncim thuhet se Carapuli kishte ndërtuar fshatin turistik në një truall të bllokuar nga gjykata dhe se më pas kishte ehde zaptuar një pronë prej 1660 metër katrorë për të siguruar dalje në det edhe pse nuk i përket atij.
Pavarësisht këtyre denoncimeve të vazhdueshme në media, Carapuli vijoi me ndërtimet e tij ku tanimë pronat kapin vlerën e mijëra eurove për metër katrorë. Versus.al


