AKTUALITET /

Dyshime për vdekjen e Xhuana Nikollajt, kushërira e 25 vjeçares ngre pikëpyetje: Pse do të merrte helmin një vajzë e lidhur ngushtë me familjen?

Vdekja e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj ka ngjallur dyshime mbi rrethanat e saj, pasi familjarët hedhin poshtë versionin e vetëvrasjes dhe akuzojnë ish-bashkëshortin. Kushërira e saj, Mira Nikollaj, tregon se vajza ishte përballur me dhunë dhe mund të jetë detyruar të kryejë aktin e rëndë.

Shkruar nga Versus
Dyshime për vdekjen e Xhuana Nikollajt, kushërira e 25 vjeçares
Eraldo Fizi dhe Xhuana Nikollaj

Vdekja e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila dyshohet se ka konsumuar fostoksinë, ka ngjallur polemika të mëdha, pasi familjarët kanë hedhur poshtë versionin e vetëvrasjes dhe kanë akuzuar ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi, si përgjegjës për ngjarjen e rëndë.

Kushërira e Xhuanës, Mira Nikollaj, gjatë një interviste për Top Channel, ka shprehur dyshime të forta mbi rrethanat e vdekjes.

Sipas saj, Xhuana kishte kuptuar që martesa me Eraldo Fizin ishte e gabuar dhe kishte vendosur të ndahej vetëm tre muaj pas dasmës.

Ajo thekson se vajza ishte e shkolluar, e punësuar në një studio juridike në Lezhë dhe kishte marrë vendimin për të larguar veten nga ambienti toksik i ish-bashkëshortit.

“Mund të imagjinohet se çfarë ndjejnë dy prindër kur humbin dritën e syve; imagjinohet jeta e tyre. Dy prindër që humbin fëmijën bëjnë kot hije mbi dhe. Forca e tyre janë tre vajzat e tjera, të cilat janë të shkolluara dhe me familjet e tyre. Xhuana u rrit në këtë familje nga dy prindër të thjeshtë, punëtorë dhe të ndershëm. Xhuana ishte një vajzë e thjeshtë dhe e shkolluar. Kishte mbaruar Juridikun. Në gjimnaz pati fatkeqësinë të njihte njeriun e gabuar. Që ishte i gabuar, ajo e kuptoi vetëm pas martesës, e cila zgjati tre muaj, sepse e kuptoi se nuk ishte njeriu i duhur dhe ambienti ku jetonte çifti ishte toksik. Xhuana vendosi të ndahej dhe familja e mbështeti për këtë gjë. Ata shkuan dhe e tërhoqën vajzën dhe ndarja u bë me mirëkuptim. Xhuana punonte në një studio juridike në Lezhë, por vendosi të largohej për t’iu shmangur ambientit të ish-burrit dhe opinionit publik”, tha ajo.

Mira Nikollaj ka treguar gjithashtu se Xhuana kishte përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti dhe vjehrra e tij.

Sipas saj, ish-bashkëshorti dhe familja e tij e kishin ushtruar presion mbi të dhe e kishin mbajtur nën kontroll, duke e vënë vajzën përballë një situate të vështirë emocionale dhe fizike.

“Ishte dashuria e parë dhe vendosi të ndahej pas problemeve. Kishte probleme me vjehrrinë, pasi burri ishte i ndikuar nga nëna e tij. Kur Xhuana kërkoi të jetonte vetëm me burrin e saj, e ëma e djalit ushtroi presion mbi të dhe e mbante nën kontroll. Ajo aty u përball me dhunën jo vetëm të të shoqit, por edhe të vjehrrës”, shtoi ajo.

Kushërira ka ngritur gjithashtu pyetje mbi ditën e ngjarjes.

Ajo shpjegon se mëngjesin kur, Xhuana kreu vetëvrasjen kishte biseduar me të ëmën dhe ishte shprehur e lumtur për punën e re, ndërsa mbrëmjen  familja e saj do të festonte ditëlindjen e nipit.

“Pse do të merrte helmin një vajzë e lidhur ngushtë me familjen, me një të ardhme përpara dhe një ditë të gëzuar?”, pyet Mira Nikollaj, duke shtuar se shenjat e dhunës në trupin e Xhuanës dhe letra e gjetur ngrejnë dyshime se mund të ketë qenë e detyruar./Versus.al

Poll