AKTUALITET /

Dyshimet se i shpalluri në kërkim hyri në territorin shqiptar, RENEA zbarkon në Mirditë

Shkruar nga Versus
Dyshimet se i shpalluri në kërkim hyri në territorin shqiptar,
Elson Reçi

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm forcat speciale RENEA zhvilluan një aksion të befasishëm në Mirditë. Aksioni erdhi pas informacioneve se në Shqipëri mund të kishte hyrë, Elson Reçi, i shpallur në kërkim nga SPAK në 2024 për vrasjen e Preng Gjinit. 

Policia ushtroi kontrolle në banesën e tij në Mirditë, si edhe në disa ambiente të tjera, por nuk u gjet asnjë gjurmë e Reçit. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se në Shqipëri kishte hyrë vëllai i tij dhe jo vetë Elson Reçi.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Reçin se kishte siguruar mjetet dhe kushtet për vrasjen e Preng Gjinit në shtator të vitit 2020. Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në Rrëshen më 7 janar të vitit 2020. Versus.al

Poll