
Portali qeveritar e-Albania do të jetë jashtë funksionit për 3 ditë duke nisur nga 15 maji.
Në njoftimin e publikuar, portali bën me dije se nuk do të mund të funksionojë për shkak se do t'i nënshtrohet një procesi përditësimi.
"Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.
Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën:
15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00
Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur. Ju falënderojmë për mirëkuptimin"-thuhet në njoftim. Versus.al

