AKTUALITET /

E dhimbshme: Nënë e bir mbyten në pishinë në Deçan të Kosovës

Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi emocional në rrjetet sociale. Ai ka shprehur tronditjen dhe pikëllimin e tij për këtë humbje të dyfishtë.

Shkruar nga Versus

 

E dhimbshme: Nënë e bir mbyten në pishinë në

Një ngjarje e rëndë ka goditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë, duke lënë pas një dhimbje të thellë në komunitet.

Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi emocional në rrjetet sociale. Ai ka shprehur tronditjen dhe pikëllimin e tij për këtë humbje të dyfishtë.

“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjes sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd, Elonit!”, – shkroi Ramosaj.

Identiteti i viktimave është Elzina Halit Ramosaj dhe djali i saj i mitur, Eloni. Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura në mënyrë zyrtare, por mesazhet e dhimbjes kanë vërshuar në rrjete sociale nga miq, të afërm dhe qytetarë të prekur nga kjo tragjedi. /Versus.al

Poll