AKTUALITET /

E diela nis me protesta në Rrjoll, policia me skafandra përplaset ashpër me banorët! Arrestohet Prek Molla, në kërkim 5 të tjerë

Gjatë përplasjes, ka humbur ndjenjat njëri prej banorëve.

Shkruar nga Versus
E diela nis me protesta në Rrjoll, policia me skafandra përplaset
Protesta në Rrjoll, banori Prek Molla

Dita e dielë i ka gjetur sërish banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë në gatishmëri për të mbrojtur pronat e tyre nga firma ‘’Gener 2’’ e biznesmenit Bashkim Ulaj i cili ka në plan të ndërtojë aty një resort luksoz.

Teksa protesta ka hyrë në javën e tretë, duket se asnjë prej deputetëve të partive të mëdha nuk është në vendngjarje për t’u dalë në mbrojtje banorëve të cilët janë përplasur me policinë. Efektivët me maska e skafandra kanë qenë tejet të pajisur për t’u përballur me disa banorë të cilët thonë se nuk lejojnë që pronat e tyre të zaptohen.

Gjatë përplasjes, njëri prej banorëve ka humbur ndjenjat dhe të tjerët i kanë ardhur në ndihmë. Ndërsa mësohet se është arrestuar protestuesi Prek Molla ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit L. K., 40 vjeç, banues në fshatin Torrovicë; M. K., 33 vjeç, banues në fshatin Malecaj; D. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe; A. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rrjollë dhe N. K., 35 vjeç, banues në fshatin Malecaj. Sipas policisë, banorët dyshohet se kanë dhunuar njërin prej punonjësve të firmës ‘’Gener 2’’ dhe kanë dëmtuar mjetet e firmës. Versus.al

Poll