AKTUALITET /

E kërkoi kreu i SPAK, KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës: Cënoi besimin e publikut tek drejtësia

Klodian Braho kishte gjetur probleme në 11 çështje të trajtuara nga Gjergji Tako.

Shkruar nga Versus
E kërkoi kreu i SPAK, KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës:
Gjergji Tako

Prokurori i Tiranës, Gjergji Tako, u shkarkua nga detyra këtë të premte, më 27 shkurt sepse ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Prokurori i Tiranës, Gjergji Tako është shkarkuar nga detyra e tij këtë të premte nën argumentin se ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Sipas vendimit të shpallur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Tako rezulton të ketë patur probleme të etikës dhe profesionalizmit. Gjithashtu sjellja e tij tregonte mungesë angazhimi dhe përgjegjshmërie në detyrë.

Ka qenë kreu i SPAK, Klodian Braho ai i cili kërkoi shkarkimin e prokurorit pasi kishte gjetur probleme në 11 çështje të ndjekura prej tij.

"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 54/2023, datë 14.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 698, datë 15.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjergji Tako. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 698, datë 15.09.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gjergji Tako. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 27.02.2026, në Tiranë"- thuhet në njoftimin e KPA. Versus.al

Poll