
Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, janë sekuestruar pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri. Kastrati rezulton i shpallur në kërkim nga Gjermania për trafik droge që prej vitit 2022.
Hetimi i organit të akuzës ka nxjerrë në pah faktin se i shpalluri në kërkim dhe babai i tij I.K nuk zotërojnë asnjë mundësi financiare për të siguruar pasuritë e regjistruara nën emrat e tyre. dyshimet janë se pasuritë janë siguruar falë përfshirjes së Shkëlzen Kastratit në trafikun e drogës.
Pasuritë e sekuestruara:
1- Pasuria e paluajtshme njësia nr.16, në Zonën Kadastrale 8518, Plazh Durrës, me sipërfaqe 191.00 metra katrorë, e përfituar nga shtetasi I.K;
2 – Pasuria e përfituar me kontratën për kalim të drejtash datë 31.08.2017, me perfitues shtetasin Sh.K.;
a). apartament nr.36, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m², me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i tretë banimi, (i katërt mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët;
b) Pasuria apartamenti nr.39, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m² me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i katërt banimi, (i pesti mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët;
c) Pasuria garazh me nr.28; si dhe
3- Pasuria e përfituar nga shtetasi Sh.K, me anë të kontratës së porosisë me nr.1265, apartament me sipërfaqe ndërtimi në total 104.8m², ambiente të përbashkëta 10.5m², në rrugën "Don Bosko" Tiranë. Versus.al

