AKTUALITET /

E PLOTË/ Vendimet që mori sot Këshilli i Ministrave, nga Kadastra Dixhitale deri tek ndërtimi i centralit fotovoltaik në Kavajë

Shkruar nga Versus

E PLOTË/ Vendimet që mori sot Këshilli i Ministrave, nga Kadastra

Këshilli i ministrave mori disa vendime të rëndësishme gjatë mbledhjes së sotme. Qeveria ka publikuar VKM-të, ku është vendosur krijimi i kadastrës Digjitale, një Regjistri Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme, i cili synon modernizimin e administrimit të taksës mbi ndërtesën.

Ky sistem do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, dhe do të përmbajë informacion të detajuar mbi ndërtesat, njësitë e tyre, pronarët, përdoruesit, zonat e vlerës dhe bazën e taksës për secilën njësi ndërtese.

Kadastra Digjitale do të regjistrojë detyrimet tatimore, pagesat, gjobat dhe rimbursimet, duke e bërë më transparente menaxhimin e taksave vendore. Sistemi do të ndërveprojë me regjistra të tjerë shtetërorë, përfshirë Kadastrën, Gjendjen Civile, Regjistrin Tregtar, sistemin elektronik të tatimeve dhe Regjistrin e Adresave.

Ndërsa Bashkitë do të kenë përgjegjësinë për administrimin e taksës mbi ndërtesën në këtë regjistër, duke filluar nga 10 shkurti 2026, ndërsa Drejtoria e Taksës së Pasurisë do të mbikëqyrë dhe monitorojë të dhënat, duke siguruar përditësimin dhe saktësinë e tyre.

Po ashtu në mbledhjen e sotme të qeverisë, është ndërtimi i një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 95 MW.

Sipas njoftimit centrali do të ndërtohet në zonën kadastrale 3204, në njësinë administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë. Projekti nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masa mbështetëse.

Më tej, është bërë zyrtare shkarkimi i Gent Gazhelit nga Drejtoria e Doganave dhe emërimi i tij si zv.ministër i Mjedisit.

Poll