Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 59-vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë.
Nuk dihen shkaqet e qarta të humbjes së jetës së 55-vjeçarit, por do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.
Policia e Bilishtit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi rastin, gjithashtu po merr në pyetje edhe punonjësit e klinikës mbi ndërhyrjet e kryera, si dhe medikamentet e përdorura.







